Studim: Ndotja e ajrit rrit depresionin dhe çon deri në vetëvrasje

Top Channel Albania 2019-12-19

Views 1

Një studim i fundit global e lidh ndotjen e ajrit me depresionin dhe vetëvrasjen. Grimcat e ndotjes, të analizuara në studim, prodhohen nga djegia e karburanteve fosile në makina, shtëpi dhe industri.


Kërkuesit thonë se provat e reja e përforcojnë akoma edhe më shumë nevojën për të zgjidhur atë që OBSH-ja e quan ?një emergjence e heshtur e shëndetit publik?. Kryeqyteti më i ndotur i Europës, sipas kësaj organizate, është Shkupi. Studimi lë të kuptohet fare qartë se reduktimi i ndotjes së ajrit nëpër botë deri në limitin ligjor të BE-së mund të parandalojë prekjen e miliona njerëzve nga depresioni. Edhe pse një gjë e tillë është e vështirë të konfirmohet përtej çdo dyshimi, shkencëtarët janë të bindur se ajo është mëse e mundur.

?Ne e kemi treguar se ndotja e ajrit mund t`i shkaktojë dëme të mëdha shëndetit tonë mendor, e kjo e bën edhe më urgjente nevojën për pastrimin e ajrit?, tha drejtuesja e studimit, Isobel Braithwaite nga University College London.

Më shumë se 264 milionë njerëz nëpër botë vuajnë nga depresioni, sipas OBSH-së. Ekspertët tregojnë se grimcat më të imëta të ajrit të ndotur arrijnë deri në tru përmes gjakut dhe hundës, duke shkaktuar inflamacion, duke dëmtuar qelizat nervore e duke shkaktuar edhe ndryshime ne prodhimin e hormonit të stresit. Një studim i realizuar në fillim të këtij viti dilte në përfundimin se ndotja e ajrit mund të dëmtojë praktikisht çdo organ dhe pothuajse çdo qelizë të trupit të njeriut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Studim#Notja#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form