#rtvora #oranews
Ky vendparkim, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, është i dedikuar për personat me aftësi të kufizuar por ata shumë rrallë e gëzojnë këtë të drejtë pasi vendi zihet nga të tjerë që nuk i përkasin kësaj kategorie.
Gëzim Metaliaj është i detyruar që çdo ditë ta përshkojë me karrocë rrugën nga Paskuqani në qendër të kryeqytetit sepse has vështirësi në gjetjen e një vendparkimi për automjetin.
Gëzim Metaliaj: Harxhojmë gjithë atë kohë, shkojmë me vonesë në punë ndërkohë që parkojmë në një vend që nuk është i dedikuar për ne. Ka shumë raste që kemi marrë dhe gjobë që kemi parkuar në një vend, ndërkohë që vendi jonë ishte i zënë.
Ai tregon se janë të shpeshta rastet kur këto hapësira zaptohen në mënyrë abuzive nga persona që nuk janë me aftësi të kufizuar.
Gëzim Metaliaj: Ata printojnë një skemë të tillë dhe e vendosin tek makina. Policia vjen, shikon që qenka një person me aftësi të kufizuar dhe ikën. Ndërkohë që vërteton që je një person më aftësi të kufizuar. Kjo duhet të shoqërohet me një librezë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/parkimet-e-personave-me-aftesi-te-kufizuara-zaptohen-nga-te-tjere
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp