#rtvora #oranews
"Media kontrollon qeverinë, jo qeveria median!" Me pankarta në duar gazetarët u mblodhën paraditen e sotme para Kuvendit për të protestuar kundër "paketës antishpifje". Maxhoranca dhe qeveria thonë se dy pr/ligjet rregullojnë tregun e medias online ndërkohë organizata të ndryshe të shoqërisë civile por dhe gazetarët i quajnë dy pr/ligje për të ndaluar fjalën e lirë.
Gazetari Gjergj Erebara jashtë kuvendit deklaroi: ?Qeveria të dëgjojë këshillën e Këshillit të Europës dhe të Komisionit Europian. Nuk mund të ketë rregullim për median online nga shteti. E vetmja hapësirë janë televizionit. Shteti nuk mund të rregullojë online, të gjitha cështjet zgjidhen në rrugë gjyqësore. Qeveria kërkon të krijojë një regjim që është jo në përputhje me standardet e lirisë së shprehjes. Do vijojmë deri në rrëzimin e dy ligjeve. Deputetët kanë në dorë nëse do të deklarojnë se janë forcë antieuropiane apo pro europiane. Ky është ligj i vdekur që në lindje. Në botën demokratike nuk mund të ketë polic dhe as regjistër për median?
Edhe aktori i njohur Mirush Kabashi iu bashkua gazetarëve në protestë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sot-votohet-paketa-anti-shpifje-gazetaret-ne-proteste
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp