Protesta kundër paketës anti-shpifje, Enkel Demi: Nuk na mbyll dot, më zi do ja bëjmë

Report TV 2019-12-19

Views 0

eksa në Kuvend pritet që të miratohet paketa anti-shpifje, një grup gazetarësh dhe aktivistë po protestojnë para Parlamentit, të cilët janë shprehur kundër nismës së qeverisë.

Gazetari Enkel Demi, ai thotë që Kryeministri mund t?i kufizojë, por nuk mund t?i mbyllë dot.

?Nga përvoja jonë, që është goxha më e madhe se e atij, sa më keq ta bëjë, aq më zi do ja bëjmë. Për të mbyllur nuk na mbyll dot, do të na kufizojë, por nuk e bën dot. Të vetmen gjë që bën sot ai është që thjesht do ta kthejë në personale. Ka njerëz që ushqehen me këtë punë, e kanë profesion dhe ti nuk mund të futesh dot në shtëpinë e të tjerëve.

Ne do të vazhdojmë, do të shkruajmë opinione dhe nuk e kemi frikë sepse nuk e kemi pasur frikë asnjëherë. Nga kjo anë e gardhit nuk e ka njeri frikë, nga ana tjetër e gardhit e kanë frikë. Sot jemi bërë bashkë se kemi të njëjtin hall. Gjithsecili ka vijën e tij editoriale, ne jemi bashkë se jemi për profesionin tonë?, u shpreh Enkel Demi.

Share This Video


Download

  
Report form