Takimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pezulluar deri në zbutjen e qëndrimeve nga njëra palë.
Sekretariati për media në Vetëvendosje ka njoftuar se vazhda e takimeve për tentimin e arritjes së marrëveshjes për krijimin e Qeverisë nuk do të mbahet as gjatë së martës si pasojë e pozicionimeve të ngurta nga LDK-ja.
Nuk ka takim as sot. Nuk ka asnjë zhvillim të ri. Lëvizja është shumë e interesuar për koalicion, por nga pala tjetër po hasim në pozicionime të ngurta.
Në anën tjetër, LDK-ja ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku në rend dite do të jetë pikërisht ngecja e bisedimeve.
Për këtë zvarritje qytetarët i bëjnë fajtorë të dy partitë.
Megjithëkëtë besojnë se marrëveshja do të bëhet para konstituimit të kuvendit dhe vendin nuk do ta qojnë në zgjedhje.
Marrëveshja fillimisht u premtua se do të arrihet brenda 4 ditësh nga certifikimi i rezultatit zgjedhor.
E pasi u panë ndasitë në nivel të lartë politikë, premtimi tjetër u dha para konstituimit të Kuvendit, të thirrur nga Presidenti më 26 dhjetor.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VV#LDK#TopChannel