#rtvora #oranews
Humbja me Teutën kërkohet të lihet pas te Vllaznia, e cila sfidon Goga Basket këtë mesjavë.
Ekipi shkodran në basketboll për meshkuj synon maksimumin ndaj rivalëve durrsak. Diçka të cilën e konfirmon edhe dyshja, Erjon Llazani e Herion Faslija, të cilët në konferencën për shtyp u shprehen se objektiv është fitorja.
Erjon Llazani: "Jemi të kënaqur me trajtimin e trajnerit të ri. Rezultatet kanë ardhur dhe atmosfera ka qënë shumë mirë. Po luajnë të gjithë lojtarët dhe për këtë jemi të kënaqur. Po japim maksimumin si ne ashtu edhe lojtarët e rinj. Është shumë shpejt për të ndjekur filozofinë e trajnerit sepse nuk ka shumë kohë që ka ardhur. Nëse do të përshtatemi besojmë se do të arrijmë edhe rezultatet e kërkuara. Më kanë munguar minutat në parket. Duhet të jemi më të përqendruar në fushën e lojës".
Herion Faslija: "Shihet qartë që nga mënyra e lojës se të gjithë janë të përfshirë, të gjithë lozin më me dëshirë, më me pasion. Besoj se është komplet e dukshme se të gjithë ndihen më mirë. Besoj se është meritë e trajnerit të ri, i cili ka marrë kohën e duhur, edhe pse e pamjaftueshme për me pa se çfarë ofrojnë lojtarët dhe atë që japin më të mirën në skuadër. Ka lojtarë që kanë dhënë prova që munden me fitu. E prisnim një fitore me Teutën për nga mënyra se si u luajt, por ajo kaloi dhe do të jemi të fokusuar për të marrë maksimumin në ndeshjet e ardhshme".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basket-meshkuj-vllaznia-kerkon-njezeri-fitoren-ndaj-goga-basket
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp