Kryeprokurori Cela vlereson hetimet per termetin ne Durres

RTV KLAN 2019-12-16

Views 0

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela shfrytëzoi një takim me prokurorët e Krimeve të Rënda për të vlerësuar punën e Prokurorisë së Durrësit në lidhje me hetimet për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.

?Rezultatet e hetimit në çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve. Vlerësoj punën e tyre në këtë drejtim?.

Dy ditë më parë, Partia Demokratike shprehu kritika për punën e prokurorisë, nëpërmjet dy deklaratave të bëra nga Nënkryetari Edi Paloka dhe dega e Durrësit.

?Në Durrës e di dhe qytetari më i fundit se Vangjush Dako është kryepërgjegjës për këtë situatë, jo vetëm se ka mbi dhjetë vjet që drejton si kryetar Bashkie, por edhe sepse privatisht ka qenë i implikuar direkt, me firmën e tij ?3D? , në ndërtimin e shumicës së pallateve të dëmtuara. Po pse atëherë emri i Gjushit nuk del në listën e polico-prokurorisë së Durrësit?!

Shumë e thjeshtë dhe e qartë për këdo; Gjushi ka mbrojtjen direkte të Ramës?.

Prokuroria ka lëshuar 17 urdhër arreste për zyrtarë, ish-zyrtarë, ndërtues, inxhinierë, zbatues, projektues e kolaudatorë. 9 persona janë vënë në pranga, 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form