Nga sot fillon loja shpërblyese ?TVSH-ja ime ? Shpërblimi im?. Me çdo skenim të llogarisë fiskale përmes aplikacionit TVSH-ja ime, çdo qytetar i moshës së mitur është fitues potencial i njërës nga 4000 shpërblimet. Fondi i përgjithshëm është gjysmë milion euro që do të shpenzohet për këtë lojë shpërblyese. Çdo ditë do të shpërndahen nga 10 shpërblime ditore, prej të cilave 4 me nga 1000 denarë, 3 me nga 2000 denarë dhe 3 me nga 3000 denarë. Llogaritë jofituese nga cikli ditor do të hyjnë në tërheqjen mujore për 15 shpërblime me nga 100.000 denarë si dhe dy premitë kryesore me nga 3.000.000 denarë. Tërheqja e shpërblimeve ditore do të bëhet në mënyrë elektronike dhe me përzgjedhje të rastësishme. Fituesit do të informohen menjëherë pas skenimit të llogarisë. Gjatë prezantimit të lojës shpërblyese ministrja e financave, Angelovska tha se është bërë sipas shembullit të disa vendeve të zhvilluara me qëllim të uljes së ekonomisë gri.