TIRANË- Pas 9 muajsh që nga operacioni i parë i koduar 'Picaso' të tjerë persona ka rënë në prangat e policisë një tjetër person i kërkuar, që akuzohet për vjedhje në Belgjikë.
I arrestuari është K.D, 45-vjeç, banues në Tiranë dhe akuzohet dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Vjedhja?, ?Grup i strukturuar kriminal?, ?Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal?.
Tashmë numri i të arrestuarve nga task Forca 'Antiskifter' ka shkuar në 10. Ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e sigurisë 'Arrest me burg pa afat' nga Krimet e Rënda. sipas policisë arrestimi i këtij personi ka ardhur në vijim të operacionit të përbashkët ndërkombëtar policor "PICASO", ku në bazë të informacioneve të marra se një person në kërkim ndodhej në rrugën "Qemal Stafa?, u bë kapja dhe ndalimi i 45-vjeçarit.
I arrestuari është kapur bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 44, viti 2018 (çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në daten 28.02.2018) ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal "Arrest në burg".
Nga Task Forca ?Antiskifter? është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal ?Arrest në burg?.
Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shqiptarësh me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.