40 mijë administratorë sot i pastruan mbeturinat në 40 vende në Shkup por edhe në qytete tjera në vend. Administratorët ishin evidentuar me lista, kështu për ata që bojkotuan dita e sotme nuk do u llogaritet si ditë pune. Nga Organizata joqeveritare ?Mos u bë pleh? presin pas aksionit të sotëm ekologjik, krerët e shtetit dhe administrata të kuptojnë që pastrimi i deponive është kompetencë e institucioneve shtetërore.