Vijon perplasja Meta-Dvorani

RTV KLAN 2019-12-12

Views 2

Presidenca dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, përplasen sërish. Presidenca, përmes zëdhënësit të saj e sulmoi Dvoranin me pretendimin se ai është shprehur që, nëse do të merret si i pandehur, puna e KED do të bllokohet.

Por kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, reagoi duke thënë se pretendimi i Presidencës është i pavërtetë. Dvorani ka sqaruar se në deklaratën për mediat, pasi doli nga prokuroria, është shprehur se ai do të pezullohej dhe jo puna e institucionit.

Presidenca reagoi sërish përmes zëdhënësit, duke i kërkuar kreut të KED të ruajë qetësinë dhe të mos dëmtojë provat, pasi në këtë mënyrë do të rëndojë më shumë pozitën e tij.

Presidenti e akuzon kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përfitim të titullit shtetëror në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta dhe Dvorani kanë dhënë shpjegime në prokurori për këtë çështje.

Paraditen e së enjtes, prokurorët pyetën edhe Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, e cila është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas daljes nga Prokuroria, ajo shmangu deklaratat për mediat.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form