'Ligjet' miratojnë projektligjin e rivlerësimit të banesave/ Fino: Mos futen banesat e palegalizuara

Report TV 2019-12-12

Views 0

TIRANE-Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim propozimin e ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Edhe pse anëtarët e komisionit kanë votuar pro, relatori Bashkim Fino ka ngritur problemin e rivlerësimi të banesave të palegalizuara. Sipas tij ky propozim e vendos Kadastrën përballë një fakti të kryer për legalizimin e banesës.

?Dy probleme që unë kam është çështja e legalizimit. Kjo krijon një premisë të pritshme që Kadastra duhet ta legalizojë nesër, pra e vë përpara një fakti të kryer zoti Ahmetaj. Ky është problemi i parë, çështja tjetër janë personat juridik që ju i keni anashkaluar. Nuk e di se çfarë statistikash keni për rivlerësimin e personave juridik, por që mund të ketë që nuk e kanë bërë dhe duhen përfshirë dhe në propozimin tuaj janë anashkaluar? tha Fino.

Share This Video


Download

  
Report form