Post tërmeti/ Shehi: Opozita e ka kryer punën e saj! Tre format si e 'ndihmuam' Ramën

Report TV 2019-12-12

Views 0

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka pasur kritika për mënyrën se si qeveria e ka menaxhuar periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit, por me bindje të plotë thotë se opozita e ka kryer punën e saj. Përballë gazetarit Denis Minga, Shehi tha se qëndrimi i opozitës që nga 26 nëntori dhe ditët në vijim ka qenë i përqëndruar në tre shtylla kryesore që janë: Solidariteti, tërheqja nga aksioni opozitar dhe kontributi në rrafshin e ekspertëve.

"Nuk është se kemi marrë një vendim, jep një opinion politik dhe kjo do jetë linja e përgjithshme e jona. Opozita duhet të mbaj një rol solidar, të jap disa zgjedhje të natyrës politike, siç i kemi bërë për çështjet ekonomike. Kush duhet të jenë prioritetet, që a duhet të merremi direkt me rindërtimin apo ato që janë emergjencat publike. Një i natyrë politike, jemi tërhequr nga aksioni opozitar për t'i dhënë kohë dhe qetësi, e dyta solidariteti human dhe e treta jemi munduar të ofrojmë kontributin tonë për dijet që kemi për të përballuar situatën e tërmetit", tha Shehi.

Ai e ka përshkruar të gjithë mënyrën e menaxhimit të periudhës post tërmet nga Rama dhe qeveria që ai drejton me një fjalë: Propagandë.

Share This Video


Download

  
Report form