Shtëpia, sigurim i detyrueshëm/ Propozohet pagesa 25 euro në vit për mbrojtjen nga tërmetet

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 10

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për të bërë të detyrueshëm sigurimin e shtëpive nga tërmeti ka një nismë konkrete. Top Channel zbardh draftin konfidencial të përgatitur me urgjencë nga autoriteti i mbikqyrjes financiare, i cili detyron cdo qytetar që të sigurojë banesën.

Sipas draftit, tarifa e sigurimit do të jetë 25 euro në vit për ndërtimet me beton të armuar dhe 15 euro për për ndërtimet e tjera. Të vetmet banesa që nuk do të kenë detyrimin për t?u siguruar janë shtëpitë e vjetra të ndërtuar me argjile apo ato që kanë strukturë me fibër kallami.

Por sa përfitojnë qytetarët mbrapsh në rast se ndërtesa e tyre dëmtohet nga tërmeti? Sipas projektligjit, për ndërtimet me beton të armuar që sigurohen me tarifën 25 euro shuma maksimale bruto e dëshmpërblimit që merret mbrapsht është 25 mijë euro. Ndërsa për ndërtimet e tjera, të cilat sigurohen me tarifën 15 euro, dëmshpërblimi maksimal i përfituar është 15 mijë euro. Mbi këto shuma aplikohet një zbritje prej 2 për qind, që është pjesa e zbritshme e dëmit, të cilën qytetari duhet ta përballojë nga xhepi I tij.

Sipas projektligjit, ky sigurim përfshin vetëm dëmtimet nga tërmeti dhe jo fatkeqësitë e tjera natyrore si zjarri apo përmbytjet. Sigurimi nga këto fatkeqësi do të vazhdojë të mbetet vullnetar, dhe ata qytetarë që duan të sigurohen duhet të paguajnë tjetër tarifë shtesë siç është aktualisht.
Por si do të menaxhohet skema e sigurimit nga tërmeti. Sipas draftit, qeveria do të ngrejë një agjenci të posaçme, të quajtur Agjencia Shtetërore për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmeti. Është kjo agjenci e cila do të arkëtojë tarifat e sigurimit të banesave nga qytetarët dhe do të menaxhojë fondin e dëmshpërblimeve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form