Report TV -Ftesa e Ramës? Basha pas takimit me Di Maion: Jo show, qeveria të zbatojë planin

Report TV 2019-12-12

Views 0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio deklaroi për mediat se diskutoi për gjendjen e emergjencës pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë, por edhe krizën politike. Basha u shpreh se tragjedia tregoi se shteti ishte i keqpërdorur, ndërsa shumë njerëz sot kanë nevojë për ndihmë dhe vlerësim të banesave. Ai i bëri edhe njëherë thirrje qeverisë që të zbatojë planin me 5 pika, që sipas tij është adoptuar nga Italia për të kaluar dimrin ekonomik.

"Ne kemi nevojë urgjente për ndihma dhe vlerësimin sa më shpejt të banesave. Italianët ishin të parët, kam qenë vetë dëshmitar, ardhja e tyre nuk ishte vetëm mbështetje morale për efektivët tanë që gërmonin me duar të rraskapitur. Diskutuam për krizën politike dhe për vendosmërinë e opozitës për të dhënë kontributin përmes udhërrëfyesit të Bundestagut, reformën zgjedhore dhe zgjedhje te parakohshme. 26 nëntori ishte fatkeqësi natyrore por tregoi qartë sa i keqpërgatitur është shteti shqiptar për t'iu përgjigjur, qoftë në përgjigjen e parë të emergjencës apo dy javëve të kalojë, larg qoftë edhe sikur të përsëritet.

Do të insistoj të kalohet nga fjalët dhe shfaqjet, dhe sjelljet intimiduese ndaj medias, një produkt me tepricë në këtë kohë krize, të kalojë në vepra. Propozimi ynë është ai që kemi parashtruar. Qeveria e ka për detyrë të përfundojë një orë e më parë vlerësimin e banesave, të mobilizojë të gjithë inxhinierët e mundshëm , të anulojë kontratat koncesionare duke përfituar nga gjendja e emergjencë. Propozimet opozita i ka marrë nga propozimet e këshillit italian të ministrave dhe i kemi adoptuar me ekspertët tanë. Janë plotësisht të bëshme. Janë propozimet që duke filluar nga Italia, kanë ndaluar dimrin ekonomik".

Lideri demokrat refuzoi edhe njeherë ftesën e kryeministrit Rama për dialog në një tryezë. "Më vjen keq, por nuk kam asgjë për të shtuar, fokusi im dhe opozitës është të ndihmojmë njerëzit, jo te bëhemi pjesë e një shfaqje që na turpëron. Dialogu politik për reformën zgjedhore, sipas propozimit të shtatorit, përcaktojnë cilësinë e demokracisë dhe jo fotografia dhe jo fotot mes kryetarit të qeverisë dhe të opozitës" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form