#rtvora #oranews
Shumë familje në zonat rurale të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit po jetojnë ditë të vështira. Një prej tyre është familja Hoxha me 6 anëtarë, ku kërkesa urgjente është një çadër e dytë në oborrin e shtëpisë tashmë të pabanueshme!
Përballimi i pasojave të tërmetit të 26 nëntorit po nxjerr në pah problematika të pushtetit vendor.
Shumë familje në zonat e prekura, kryesisht ato rurale vijojnë të jetojnë në kushte të vështira.
Një prej tyre është kjo familje me 6 anëtarë në krujë që në përbërje ka fëmijë dhe gjyshen 73 vjeçare!
Ajo tregon se ditën e parë pas tërmetit mbetën jashtë, ndërsa më pas u detyruan të marrin çadër me qira pasi ndihma e bashkisë së Krujës u vonoi.
"Natën e parë kemi fjetur jashtë, natën e dytë morëm një çadër me qira. Pastaj na i solli bashkia dhe kemi hyrë këtu të 6-të."
Në këtë çadër, tashmë jetojnë 6 frymë! Por ankohen se hapësira është e pamjaftueshme.
"Ashtu ishte kismet"
Shtëpia është dëmtuar rëndë dhe është shpallur e pabanueshme.
Gruaja e moshuar thotë se aty ishte mundi i gjysmë dekade punë e përpjekje e familjes që tashmë është shkatërruar.
Ndaj jetojnë në oborrin e shtëpisë për të mbrojtur atë që ka mbetur.
"Jam 73 vjeçe, kam 52 vjet këtu"
Një çadër e dytë është kërkesa urgjente e kësaj familjeje, por që siç thonë në bashkinë e Krujës nuk po u japin zgjidhje.Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/6-fryme-ne-nje-cader-73-vjecarja-nga-kruja-rrefen-jeten-e-veshtire-pas-termetit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp