#rtvora #oranews
Që nga dita kur tërmeti 6.4 ballë tronditi Shqipërinë, kryeministri Edi Rama është parë vetëm në terren, duke vizituar të prekurit, disa prej të cilëve vazhdojnë të jenë nëpër çadra.
Situata është sa tragjike, aq edhe komike, sidomos kur komentohet nga kryeministri, i cili nuk i ndal batutat me njerëzit e dëmtuar.
Një rast i tillë ishte edhe në një familje në Fushë-Mamurras. Familja kishte ndarë çadrën në mes, në gjysmën flinte babai me nënën dhe në gjysmën djali me të fejuarën.
Edi Rama: Xhaxh si je?
I dëmtuari nga tërmeti: Mirëserdhe
Edi Rama: Si të kam, si kalove?
Si je nënë?
E dëmtuara nga tërmeti: Mirë, si jeni
Edi Rama: Çadrën e keni marrë
I dëmtuari nga tërmeti: Po po
Edi Rama: Po nuk e keni sistemuar akoma, apo e keni ndarë përgjysmë
I dëmtuari nga tërmeti: Andej rri çuni, këtej rri nëna me babën
Edi Rama: Mirë pra po sistemoheni njëçikë. Po pse keni vënë mur për të ndarë, çfarë do bëjnë këtë? O zot
I dëmtuari nga tërmeti: Luajnë natën këta
Rama-djalit: Ti s'ka nevojë të futesh në çadër për të luajtur, dil në fushë
Djali: Ça me bo, prej hallit
Rama: Jo s'ka hallit, dil në fushë,
Djali: Ajt mo ca me bo
Rama: Jo ca me bo, zgjidhje. Nuk ka pse rri nënë me babën në cep se do të luash ti natën. Nuk rri dot pa luajtur natën. O zot. Tërmet jashtë tërmet brenda
Djali: Normal
Rama: Normal normal, ashtu është. Nga gëzimi që ke shpëtuar luan gjithë natën. Ça janë këta mo.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/babe-e-bir-ndajne-cadren-rama-djalit-mos-luaj-naten-dil-ne-fushe
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp