http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me homologun e tij grek, Nikos Dendias.Cakaj bën me dije se në këtë takim është diskutuar përmbushja e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018.Ministri në Detyrë ndër të tjera në postimin e tij ka theksuar mbështetjen e vendit fqinj me një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti.?Biseduam për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri - me theks të veçantë në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018 - për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE pas miratimit të metodologjisë së re të negociimit. Po ashtu, diskutuam për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti. Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë që prej orëve të para të pas termetit e deri tani që po vazhdon me përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete.?