Festivali i Isopolifonisë/ Marrin pjesë grupe nga gjithë vendi. Jepen edhe çmimet

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 5

Dhjetëra artistë nga zona të ndryshme të vendit u mblodhën në Vlorë për edicionin e 13-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso ? Polifonisë.


Pjesëmarrës ishin artistë të të gjitha moshave që interpretuan me grupet e polifonisë labe dhe toske nga Gramshi, Belshi dhe Shpati, Tërbaçi, Mallakastra, Gjirokastra, Skrapar, Vranishti, Livadhja dhe Finiqi e natyrisht Vlora.

Juria ndau disa çmime për kontribut të gjatë dhe interpretim me nivel të lartë artistik. Ndërsa Çmimin e Parë ?Neço Muko? e mori ansambli folklorik të Qarkut Elbasan, të dyti e mori grupi polifonik Miks ?Shën Dëlli? dhe ?Gjergj Arianiti? nga Bashkia Mallakastër.

Iso-Polifonia vokale shqiptare është shpallur nga UNESCO ?Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit? dhe mbrohet po prej saj. Ky festival zhvillohet çdo vit për mbrojtjen, ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale në Shqipërinë e pas viteve ?90.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Festivali #Isopolifonise#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form