#rtvora #oranews
Tërmeti i 26 nëntorit solli në vemendje rrezikun që mund të vijë nga depozitat e ujit të vendosura në tarracat e pallateve. Megjithëse është premtuar disa herë nga bashkia e Tiranës për heqjen e tyre, soletat e pallateve janë të mbingarkuara me depozita.
"Do të fillojë çmontimi i depozitave, është një lajm që është pritur prej 25 vjetësh" pati premtuar Veliaj.
Në harkun kohor të një viti nga 2016 në 2017, kryeabashkiaku Erion Veliaj ka premtuar dy herë heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve, por për shkak të problemeve të furnizimit me ujë të pijshëm tarracat janë të mbingarkuara me depozita të cilat përbëjnë një rrezik serioz për qytetarët në çdo rast tërmeti.
Një familje një depozitë. Kjo është situata në pjesën më të madhe të tarracave të pallateve në kryeqytet. Pas tërmetit të 26 nëntorit prania e tyre po shihet me rrezik edhe nga vetë qytetarët.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/te-flesh-nen-depozitat-e-ujit-qytetaret-ndihen-te-rrezikuar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp