Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, reagon Salianji: Sulmet ndaj meje janë politike

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 0

Pasi Prokuroria e Tiranës lexoi pretencën e saj ku kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji, ky i fundit reagoi përmes një deklarate për shtyp.


?Sulmet ndaj meje janë politike. Në gjasme pretence prokuroria bëhet pjesë me llumin. Asnjë pabesi nuk e mposht dot të drejtën. Prokuroria politike lexoi fiks atë që tha kryeministrin. Pala që përfaqësonte Xhafajn kishte të njëjtin qëndrim me prokurorinë. Prokuroria nuk mori parasysh asnjë provë që ne kemi paraqitur. Kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër. Dënimi im është kërkuar që në momentin kur kam bërë publik rastin?, tha ndër të tjera Salianji.

Ju kujtojmë se sot, për ish-deputetin Ervin Salianji, prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, që të konvertuara shkojnë në 3 muaj shërbim prove.

Po kështu mbi pretencën në fjalë reagoi nga Gjykata e Apelit edhe Edmond Spaho.

?Nga sa kuptuam nga referimi i prokurorisë, viktima kryesore paska qenë ish-ministri Xhafaj. Akuza u mbrojt nga prokurorë politikë, veçanërisht Hysenaj, shërbëtor besnik i mazhonrancës. Hysenaj synon të kalojë vettingun duke sulmuar opozitën. Prokuroria duhet të përfundonte hetimin se si u largua trafikanti Geront Xhafaj?, u shpreh Spaho.

Pezullimi i dënimit me burg për Salianjin u kërkua vetëm nga prokurori Genci Qana, jo nga prokurori tjetër Kolë Hyseni.

Sipas prokurorisë, të pandehurit duhet të deklarohen fajtorë për akuzën e ?kallëzimit të rremë?, kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër, për Albert Veliun kërkohen 3 vite e 6 muaj, pasi akuzohet për ?kallëzim të rremë? edhe për ?kalim të paligjshëm të kufirit?, e ndërsa për Fredi Alizotin, 3 vite.

Audiopërgjigjimi ?Babalja?, shkaktoi bujë të madhë për shkak se në të përmendej Agron apo Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe pretendohej se ai ishte i lidhur me çështje të trafikut të drogës. Vëllai i ish ministrit, pasi depozitoi në prokurori fragmente nga zëri i tij, u vetëdorëzua pranë autoriteteve italiane, për të vuajtur një dënim të shumë viteve më parë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Babale#ErvinSalianji#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form