SHKODËR - Një efektiv i RENEA-s, forcave elitë të Policisë së Shtetit, ka rënë në greminë nga një lartësi e konsiderueshme në malin e Zorigjit, pranë Thethit, në orën 08:00 të mëngjesit. Efektivi Bledar Beluli ishte ngjitur për alpinizëm por fatkeqësisht ra në greminë duke pësuar dëmtime të mëdha thuajse në të gjithë trupin, në pjesën e legenit, brinjë, duar e këmbë. Pas orëve të tëra, efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra bënë t ëmundur nxjerrjen e kolegut nga gremina duke e transportuar në fshatin më të afërt, Ndërlysaj.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë shkuar të parët pranë efektivit duke zbritur në greminë për t'i dhënë ndihmën e parë, e fatmirësisht edhe një doktor i Urgjencës së Shkodrës së bashku me një punonjës të policisë. Pranë tij ndezën edhe zjarr për t'i siguruar ngrohtësi.