#rtvora #oranews
Prokuroria e Durrësit ka nisur marrjen në pyetje të personave të përfshirë në hetimin për abuzimet me ndërtimet pas tërmetit të 26 nëntorit.
RTV Ora mëson se pas fazës së parë të sekuestrimit të rreth 200 dosjeve, 30 persona, mes të cilëve ndërtues, inxhinierë apo arkitektë janë thërritur dhe marrë në pyetje nga hetuesit.
Me përparësi në këtë fazë të hetimit, po shikohen dosjet e ndërtimeve që shkaktuan viktima, ndërsa paralelisht po ecet edhe me dosjet e pallateve të evidentuara me ndërhyrje në strukturë
Verifikimet mësohet se po kryhen duke nisur nga marrja e lejes dhe deri te kompanitë që kanë kryer punimet në ndërtimin e kateve shtesë, apo dhe të zbatimit të projekteve në të gjashtë godinave.
Po ashtu mësohet se po këqyren dhe akt konstatimet për gjendjen para 26 nëntorit në to.
Për këtë janë marrë në pyetje edhe zyrtare, të cilët kanë lëshuar firmë e vule për objektet nga ato që janë shembur dhe te ato që janë dëmtuar.
Një burim nga grupi hetimit i tha TV Ora se hetimet po ecin me ritme shumë të shpejta dhe është vetëm çështje ditësh rezultati.
?Hetimet po ecin mjaft mirë dhe shumë shpejt. Është çështje ditësh që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë për gabimet e tyre me apo pa dashje?
Edhe në Krujë ka nisur marrja në pyetje. dosjet janë ndarë në tre grupime.
Për pallatet në Thumanë ku humbën jetën 24 persona, janë marrë në pyetje banorët mbi konstatimet që u kanë dhënë pas tërmetit të korrikut në vitin 2018 dhe arsyet që bënë që ata të kthehen në banesë.
Së dyti janë dosjet me pallatet e dëmtuara, ku janë marrë në pyetje projektues dhe inxhinierë, dhe po ashtu po identifikohen personat që kanë ndërhyrë në katet e para të pallateve të vjetra.
Në Tiranë ndërkohë mësohet se po këqyren dokumentacionet për 770 pallate ku rreth 400 janë objekte të ndërtuara para vitit 1990. për të gjithë rastet janë marrë dokumentet nga bashkia Tiranë, si dhe po vijojnë verifikimet në terren
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hetimet-termetin-merren-ne-pyetje-30-persona-ne-durres
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp