Disa pedagogë të Universitetit "Aleksandër Moisiu" kanë ndërmarrë një nismë për shlyerjen e tarifës vjetore, të cilën një pjesë e studentëve duhet ta paguajnë në janar. Në fakt, i gjithë stafi akademik është angazhuar për t?u ardhur në ndihmë studentëve që kanë humbur shtëpitë, dhe në disa raste, edhe të afërmit nga tragjedia e nëntorit. Pedagogia Helena Halilaj fillimisht u ka bërë thirrje për solidaritet miqve të saj në rrjetet sociale, duke u kërkuar të ndihmojnë këta të rinj të shlyejnë pagesën vjetore, tashmë të përgjysmuar pas protestave studentore të dhjetorit të kaluar (tani është 12500 lek). Shumë studentë në Durrës jetojnë në shtëpi me qira, pasi Durrësi nuk ka konvikte, të tjerë jetojnë në rrethinat e Durrësit, ku tërmeti ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, ndërkohë që pjesa tjetër jetonin prej vitesh në qytetin bregdetar, ku rreth 8 mijë shtëpi kanë pësuar dëme dhe 20 pallate janë tanimë të pabanueshme. Sikur të mos mjaftonte humbja e shtëpive, disa prej këtyre studentëve, në varësi të degës, duhet të paguajnë në janar, edhe tarifën vjetore të studimeve.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel