Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Shqiptarët nuk i kanë shpërdoruar paratë e dhëna në vitet e tranzicionit nga Banka Botërore dhe FMN-ja. Kështu ka deklaruar përfaqësuesja në Tiranë e kësaj banke Hartman. Që nga viti 1991 janë kredituar 35 projekte në shumën prej 495 milion dollarësh. Prej kësaj shumë janë vënë në projekte konkrete rreth 304 milion dollar. 22 projekte janë në vazhdim, 13 kanë përfunduar ndërsa projekte të tjera janë në proces.
Sipas Hartman në realizimin e projekteve, paratë e kredive jepen gradualisht, në bazë të ecurisë së tyre. Për të zvogëluar varfërinë do të mbështeten strategjitë kombëtare që do të hartoj qeveria shqiptare brenda muajit qershor, për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe fusha të tjera./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame