"Duhet te jemi me teper gjakftohte, nese s’duam ta braktisim Durresin"

RTV KLAN 2019-12-12

Views 0

Personazhe të njohur të artit dhe skenës shqiptarë, në mënyra të ndryshme u solidarizuan duke dhënë ndihmën dhe mbështetjen e tyre pas tragjedisë që solli tërmeti i 26 nëntorit. Nëpërmjet shfaqjeve apo koncerteve të ndryshme, ata kanë vendosur të ndihmojnë sado pak ata që u lënduan nga tërmeti. Të ftuar në programin ?Rudina? kanë qenë koreografi Albi Nako, Këngëtarja Era Rusi dhe regjisorja Driada Dervishi.

Në ?ArTurbina?, në datat 7-8 dhjetor, rikthehet ?Shirli Valentina?. Të ardhurat nga shitja e biletave, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. ?Shirli Valentina?, nën një interpretim të shkëlqyer të aktores Olta Daku, me regji nga Driada Dervishi, e cila është vetë nga Durrësi dhe e ka përjetuar së tepërmi tërmetin e 26 nëntorit. Tani disa ditë, pas tërmetit ajo mendon se situata është qetësuar dhe është rikthyer sërish aty.

Share This Video


Download

  
Report form