Dvorani, serish ne krye te KED

RTV KLAN 2019-12-12

Views 1

Ditën e fundit të afatit kushtetuese, Presidenti i Republikës hodhi shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Por Këshilli i ri duket se do të drejtohet nga kryetari i vjetër Ardian Dvoranin, që ka një çështje të hapur në organin e drejtësisë pikërisht nga kreu i shtetit.

Duke qenë se Dvorani është anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë, për të nuk është hedhur short dhe është përzgjedhur automatikisht si anëtar i këtij organi.

Po ashtu, ai do të jetë automatikisht edhe kryetar, siç përcaktohet në pikën 4 të nenin 149/ d, ku thuhet se kryetari i KED duhet të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë.

Një tjetër emër që rizgjidhet si anëtare është Arta Marku.

KED ka mandat 1 vjeçar edhe është organi që kryen vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykates Kushtetuese.

Vetë kreu i shtetit e ka vlerësuar hedhjen e shortit si një proces trasparent dhe shkruajti në rrjetet sociale që tani e rëndësishme është edhe një veprimtari krejtësisht trasparente e KED-it.

Pas shortit përbërja e KED-it për 2020 do të jetë kjo.

Kandidatët nga Gjykata Kushtetuese

1 ? Fjona Papajorgji, anëtare e KED-së

2 ? Vitore Tusha, anëtare e KED-së

Anëtari Zëvendësues

1 ? Marsida Xhaferrllari, anëtare Zëvendësuese e KED-së

Anëtar i Gjykatës së Lartë

1- Ardian Dvorani, kryetar i KED

Kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme

1 ? Arta Marku-anëtare e KED-së

Anëtari zëvendësues

1- Bilbil Mete, anëtar i KED

Kandidatët nga Gjykatat e Apelit

1- Miranda Andoni, anëtare e KED

2- Saida Dollani, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1- Nazmi Troka, anëtar i KED

Prokurorët pranë Gjykatave të Apelit

1 ? Ludovik Dodaj, anëtar i KED

2- Fatjona Memçaj, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1 ? Nezir Gjokaj anëtar i KED

Gjykatat e Apelit dhe Shkalla e Parë

1 ? Arjan Qafa, anëtar i KED

Zëvendësuesi
1 ? Marjana Velaçani Idrizi

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form