Një minutë heshtje në Bruksel/ Takimi Miqtë e Europës, nderohen viktimat e tërmetit

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 1

Në Bruksel, u mbajt një minutë heshtje në nder të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Ka qenë një kërkesë e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, ajo që shtyu pjesëmarrësit e samitit ?Friends of Europe? të bënin këtë gjest nderimi për viktimat e tërmetit më shkatërrimtar prej katër dekadash në vendin tonë, si dhe për të gjithë ata që u prekën prej tij.


Në samitin ku merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, diskutohet mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Situata në Shqipëri vazhdon të gjejë pasqyrim në mediat e huaja, të cilat po fokusohen tashmë tek fati që prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Krujës kanë nisur hetime lidhur me ndërtesat e dëmtuara. Në mënyrë të veçantë, theksohet fakti që hetimet janë përqendruar sidomos tek verifikimi i lejeve të dhëna për ndërtim, si dhe tek respektimi I rregullave dhe ndërtimet e paligjshme.

Tirana dhe Durrësi janë dy zonat më të prekura nga tërmeti, përfshirë dhe qytezën e Thumanës. Sipas njoftimeve zyrtare, kujton VOA, pjesën e hetimeve të cilat kanë nisur për veprat penale Shpërdorim Detyre, Ndërtim pa leje dhe Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje, janë lejet e ndërtimit të lëshuara nga autoritetet vendore, zbatimi i tyre nga ndërtuesit, si dhe rastet e ndërtimeve abuzive dhe mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Share This Video


Download

  
Report form