Report TV - Prokuroria Tiranë: Brenda 48 orëve sillni dëmet, na lajmëroni para çdo shembje!

Report TV 2019-12-12

Views 0

TIRANE-Prokuroria e Tiranës në datë 27 Nëntor, pra një ditë pas tërmetit ka regjistruar procedimin penal për nisjen e hetimeve për ndërtimet abuzive. Ndërkohë që dje organi i akuzës së kryeqytetit i ka kërkuar bashkisë së Tiranës dhe policisë që të lajmërohen para cdo shembje. Shkresa të cilën e ka siguruar gazetari i Report Tv Arsen Rusta është me firmë te drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Gjithashtu prokuroria kërkon nga bashkia dhe policia që t'u vendosin në dispozicion për 48 orë, pra deri në datë 5 dhjetor të gjithë listën me objektet e dëmtuara. "Na vini në dispozicion listën e objekteve të dëmtuara" thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur dje. Gjithashtu prokuroria kërkon dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëme nga tërmeti. Policia dhe bashkia nuk kanë raportuar asnjë informacion në Task Forcën e prokurorisë për objektet e dëmtuara. Por pas shkresës së 27 nëntorit, Imeraj ridërgon një tjetër shkrese, ku kërkon që brenda 5 dhjetorit të dorëzojnë raportet si policia dhe bashkia.

Ndërkohë që Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e lejeve të ndërtimit në Zyrën Urbanistike të 10 viteve të fundit për qindra pallate e godina të tjera që u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit dhe që lanë pas shumë viktima. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se Prokuroria ka sekuestruar gjithashtu edhe dokumentet e legalizimeve të shtesave (horizontale dhe vertikale) të qindra pallateve në qytetin e Durrësit. Të gjitha këto dokumente do të ballafaqohen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti në objektet përkatëse. Ky sekuestrim dokumentesh vjen në kuadër të hetimeve të hapura nga Prokuroria e Durrësit që po kryhen për godinat e shembura që nën rrënojat e tyre humbën jetën dhjetëra persona.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS