Report TV - Termeti, Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i pranishëm dhe Rama

Report TV 2019-12-12

Views 0

TIRANE-Kreu i shtetit Ilir Meta në orën 08:30 në Presidencë do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e së martës së kaluar. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat përgjegjës në këtë format kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

"Mos vonohemi se kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta. Ata që janë pjesë e Këshillit të Sigurisë në 08:30 duhet të jenë në atë mbledhje, të tjerët në frontin e luftimit të kësaj fatkeqësie" tha Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:
Presidenti - Ilir Meta
Kryeministri - Edi Rama
Kryeparlamentari - Gramoz Ruçi
Kreu i SHISH - Helidon Bendo
Kryeprokurori - Arta Marku 
Kryetari i komisionit të Sigurisë - Ermonela Felaj
Ministri i Brendshëm - Sandër Lleshaj
Ministri i Drejtësisë - Etilda Gjonaj 
Ministrja e Mbrojtjes - Olta Xhaçka 
Ministri i Ekonomisë dhe Financave - Anila Denaj
Ministri i Energjetikës - Belinda Balluku
Ministri i Jashtem - Edi Rama, i komanduar në detyë Gent Cakaj

Share This Video


Download

  
Report form