#rtvora #oranews
Një kompleks 12 katësh në Durrës, rrezikon të shembet pasi ka marrë dëmtime në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit. Alarmin e ka dhënë Inxhinieri i ndërtimit Profesor Arben Meçe pasi inspektoi ndërtesën.
Ky pallat 12-katësh në lagjen 17 të Durrësi rrezikon të shembet për shkak të dëmtimeve në strukturë që ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Meçe: Kjo lloj plasaritje, ky dëm në kolonën e betonit tregon që këtu kemi dëmtime në strukturë. Është rasti i parë që unë po konstatoj në Durrës me dëmtime në strukturë.
Inxhinieri i ndërtimit Profesor Arben Meçe dha alarmin pasi inspektoi këtë të dielë objektin e ndërtuar vetëm pak vite më parë dhe ku banojnë 285 familje të cilat tashmë kanë mbetur në ankth.
Meçe: Unë po jap alarmin për të gjithë qytetarët e Durrësit, të kontrollojnë strukturën në këtë nivel ta kontrollojnë. Nëse konstatojnë plasaritje të kësaj natyre mbi beton, duhet të lajmërojnë fazën e dytë ekspertët profesional.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/inxhinieri-arben-mece-jep-alarmin-pallatin-12-katesh-demtime-ne-strukture
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp