Një banor i fshatit Borizane tregon se si i shpëtoi tërmetit dhe tashmë ka mbetur në qiell të hapur. Ai thotë se shtëpia e tij dy katëshe i është shembur plotësisht dhe tashmë po qëndron në një plastmas së bashku me familjen e tij.
"Faleminderit që erdhët dhe më patë. Si e shihni ju tërmeti më shkatërroi shtëpinë. Është e pabanueshme. Nuk mund të futem brenda. Nuk kam mundësi çfarë të bëj. Kam mbetur jashtë. Jam përjashtë në një plastmas. Nuk kam ku rri, nuk kam ku futem brenda. Nëse ka mundësi shteti të bëjë diçka për mua. Të më vlerësojë brenda mundësive. Mundësi për ta ndërtuar vetë nuk kam. Nuk kam çfarë të bëj. Kam mbetur jashtë me gjithë familje", thotë banori.