Rama 2472 persona janë akomoduar në hotele! Po bëhet vlerësimi i banesave nga ekskpertët e huaj

Report TV 2019-12-12

Views 0

Kryeministri Edi Rama tha se 2472 persona janë akomoduar në hotele duke nisur nga Durrësi në Gjirokastër, mes tyre persona që i është shkatërruar shtëpia nga tërmeti por edhe të tjerë të cilët në një gjendje ankthi nuk duan të qëndrojnë në shtëpi.

"Personat në hotele 2472, harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi në Gjirokastër. Një pjesë e tyre nuk kanë humbur plotësisht shtëpinë, por janë në kushte frike që nuk lidhen me patjetër me qëndrueshmërinë e godinës por ne nuk do të lëmë pa i shërbyer në këtë fazë të parë. Ministri i Turizmit po punon ngushtë edhe me shtabet e emergjencave për të vlerësuar çdo familje për t'u trajtuar në afat të gjatë sepse një pjesë do duan vetë të kthehen në normalitet. Shumë shpejt do kemi raportin për qëndrueshmërinë e banesës. Grupet franceze, greke dhe italiane janë në terren për të vlerësuar banesat. Njerëzit duhet ta kuptojnë se krisjet nuk janë për një situatë kritike. E rëndësishme është struktura mbajtëse. Raportet të jenë të kujdesshme dhe të sakta. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka kontaktuar me homologët për të sjellë ekipi të tjerë, ekipi lituanez, bullgar vijnë sot. Nuk duhet të kemi mbivendosjen dhe asnjë minutë kohë të humbur", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form