Është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vlorës 75 vjetori i çlirimit të vendit. Në ceremoni morën pjesë Kreu i Bashkisë së qytetit bregdetar Dritan Leli, Prefekti i Vlores dhe deputetë të Qarkut të Vlorës.
?Ajo që parapriu festimet e 75 vjetorit ishte një nga ngjarjet e rënda që do të kujtohet gjatë. Në respekt të tyre ne kemi anuluar të gjitha aktivitetet e mëdha që ishin programuar. Edhe sot ceremonia ishte e thjeshtë vetëm për respekt për ato që dhanë jetën për themelet e këtij kombi. Mbi të gjitha atë që dua të përshëndes sot është solidaritetin i jashtë zakonshëm i qytetarëve të Vlorës me tragjedinë e madhe të ndodhur. Përulem me respekt përballë çdo qytetari?, tha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.