#rtvora #oranews
Asnjë banor i prekur nga tërmetet nuk do të qëndrojë nëpër palestra. Nën kryetari i bashkisë Durrës, Florjan Tahiri i cili është marrë edhe me organizimin thotë se për shkak të ndonjë infeksioni të mundshëm të gjithë do të dërgohen nëpër hotele.
Për gazetarin e Ora News, Leonidha Musaj, Tahiri tha se akomodimet do të bëhen jo vetëm në hotelet e Durrësi, por edhe në Vlorë, Velipojë, Korçë apo Kosovë.
"Këto palestra janë provizore, gjëja më kryesore në këto raste është higjiena. Sot do merremi me evakuimin e këtyre qendrave dhe do shkojnë nëpër hotele.
Sot këto qendra për shkak se mund të krijohen vatra infeksioni qeveria ka vendosur ti mbyllë dhe boshatisë", tha Tahiri.
I pyetur se kush do ta paguajë faturën e hoteleve, numri dy i bashkisë tha se kjo është bërë vullnetarisht nga pronarët e hoteleve.
"Në bazë të informacionit që unë kam kjo është vullnetare dhe patriotike e bërë nga pronarët e hoteleve. Kemi ndihma pa fund dhe i themi hoteleve që të vijnë ti marrin", tha ai.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rrezik-vatra-infeksioni-nenkryetari-i-bashkise-durres-te-gjithe-banoret-do-akomodohen-ne-hotele
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp