#rtvora #oranews
Refuzohen kërkesat e pacientëve për mjekim jashtë, tërmetet prekin edhe spitalet
28/11/2019 - 14:57
Tërmetet e shkaktuara në 24 orët e fundit janë shoqëruar me panik prej banorëve në kryeqytet, si pasojë e nxitimit për të dalë nga objektet apo edhe prej traumave të shkaktuara.
Në Spitalin e Traumës janë paraqitur 328 persona për të marrë ndihmën mjekësore.
Vetëm për një pjesë të tyre është vendosur që të qëndrojnë nën kujdesin e mëtejshëm të bluzave të bardha.
Mjeku: ?Sigurisht që dinamika e ngjarjeve të 24 orëve të fundit ka ndryshuar. Padyshim nuk është e njëjtë me 24 orëshin e parë. Ka raste herë pas here. Deri tani në total numri i të paraqiturve është 328 raste. Në totali u shtruan 39, por aktualisht në spital janë 34 pacientë, pasi disa prej tyre pasi kanë trajtimet përkatëse janë larguar nga spitali.?
Kërkesat për tu mjekuar jashtë Shqipërisë kanë qenë të shumta, por pas konsultimeve me mjekët italianë është vendosur refuzimi thuajse të gjithë rasteve.
Mjeku: ?Stafi italian ka ardhur dje për të konkluduar për pacientët që mund të transferoheshin drejt Italisë. Pas konsultave u vendos përfundimisht se është i pamundur transporti për ta bërë transferimin. Një pacient u largua dje. Pjesa tjetër vazhdon të marrë trajtim në spital.?
Por edhe vetë spitalet nuk i kanë shpëtuar tërmetit. Në Durrës godina e urgjencës ka pësuar plasaritje. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik te pacientët që kanë nxituar të largohen.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/refuzohen-kerkesat-e-pacienteve-mjekim-jashte-termetet-prekin-edhe-spitalet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp