Trafik për shkak të tërmetit/ Qytetarët largohen nga Durrësi

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 0

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga mbikalimi i Shkozetit, gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyci jep detaje rreth bllokimi të qarkullimit të mjeteve.


Mbyllja e këtij mbikalimi ka shkaktuar trafik të rënduar të automjeteve. Gazetarja jonë ndal dhe pyet qytetarë të cilët po kalojnë nga kjo rrugë.

?Po evakuohemi nga Durrësi, do ikim në Vlorë. Për sigurinë e fëmijëve dhe njerëzve të shtëpisë?, shprehet një qytetar i Durrësit.

Në shumë makina shihen familjarë që largohen nga qyteti i Durrësit.

?Po largohemi të gjithë nga Durrësi, do ikim në Elbasan?, thotë një tjetër qytetar.

Banorët vijojnë të largohen nga shtëpizat e tyre, pasi për fat të keq ende vazhdojnë tërmetet në Durrës. Një pjesë janë larguar që në ditën e parë e tërmetit, e të tjerët shihen tek po largohen së bashku me familjarët e tyre. Jugu është më i preferuari dhe shumë shtëpi e hotele kanë ofruar akomodim dhe ushqim për të gjithë personat e prekur nga tërmeti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Share This Video


Download

  
Report form