Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar në një lidhje telefonike për Report Tv se spitali i Durrësit është në gjendje të mirë pavarësisht dëmtimeve që ka marrë pas lëkudjeve të tërmetit. Brataj tha se puna vijon normalisht.
"Spitali i Durrësit është në gjendje të mirë. Pas këtij tërmeti pati një panik shumë të madh drejt urgjencës së Durrësit. Vijon puna normalisht. Ka mbërritur një 25-vjeçar pasii kishte rënë një derë në kokë. Po koordinojmë këto raste që janë me dëmtime të lehta. Kur nuk ka dëmtime frika kalon. Duhet të marrin frymë thellë dhe frika kalon. Gjëja që ana qetëson është se pas kulmit të tërmetit nuk ka më lëkundje aq të fortë. Për godinat që nuk kanë pësuar dëmtime nuk ka problem. Të ruhet qetësia. Njerëzit dalin jashtë nga frika dhe pa ilaçe. Kemi parashikuar ekipe rezerv. Ka shumë ndihma që na kërkojnë. Është një situatë që po menaxhohet. Duhet të jemi në gatishmëri për çdo gjë. Me kohën e keqe duhet ngrohje dhe askush nuk duhet të qëndrojë jashtë. Nuk duhet të ketë më as panik", tha Brataj.