http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë mbërritur në lagjen nr. 6 në Durrës forcat franceze të shpëtimit për të rinisur kërkimet në pallatin gjashtë katësh që u rrëzua nga lëkundjet e tërmetit 6.3 ballë të shkallës rihter.
Forcat e shpëtimit mbërritën pas një denoncimi të bërë në emisionin e mëngjesit 7pa5 në Vizion Plus nga djali i një gruaje që rezulton të jetë nën rrënojat e pallatit.
Ai tha se forcat e emergjencave kishin ndërprerë kërkimet prej orës 16:00 të së martës dhe nuk kishin shkuar më për të vijuar punën dhe pse kishin kaluar 19 orë. Djali denoncoi gjithashtu faktin se gjatë mëngjesit ai kishte shkuar pranë shtabit të emergjencave dhe kishte kërkaur rinisjen e kërkimeve por askush nuk kishte shkuar, fakt ky që u tregua edhe nga gazetarja e Vizion Plus, Jona Mancellari e cila raportoi live ngjarjen.
Me marrjen e denoncimit stafi i emisionit 7pa5 dhe redaksisë së lajmeve të Vizion Plus, komunikoi me Drejtorin e Emergjencave Civile, Haki Çako, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe prefektin e Durrësit, Roland Nasto, të cilët deklaruan se punimet ishin ndërprerë përkohësisht dhe se kishin shkuar në vendngjarje forcat franceze.
Por megjithë qëndrimin e mbajtur nga ana e autoriteteve forcat franceze shkuan në lagjen nr 6 vetëm në orën 09:30 të ditës së mërkurë.
Ndërkohë I pari që ka shkuar në vendngjarje ka qenë drejtori i Policisë, Ardi Veliu.
Djali I gruas së mbetur nën rrënoja tha gjithashtu se ka pasur komunikim me të ëmën deri në momentin e shpëtimit të të atit. Por më pas e kishte humbur komunikimin pasi ishin ndërprerë kërkimet.