#rtvora #oranews #PD #SPAK
Menjëherë pas mbërritjes nga Gjermania kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në konferencën për gazetarët theksoi mbështetjen e marrë nga Partitë Popullore Evropiane. Madje sipas tij garanci janë dhënë për investime.
Basha: Kriza ekonomike në gjithë dimensionin e saj dhe rrugëdalja nga kjo krizë ekonomike ka qenë në fokus të takimeve, në fokus të bashkëbisedimeve që kam patur me krerët më të lartë të CDU-së dhe qeverisë federale në Lajpcig. Sikundër dhe vazhdimi i bashkëpunimit për të përfunduar së bashku një plan kombëtar strategjik për investime gjermane dhe investimet e huaja në Shqipëri si pjesë e planit tonë për të nxjerrë ekonominë nga kriza.
Kreu i PD-së kërkoi ngritjen urgjente të SPAK dhe BKH, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes as nismën anti- KÇK të propozuar nga Rama
Basha: Edi Rama ka vonuar pa asnjë shkak ngritjen e SPAK-ut dhe të BKH-së, ndaj sot gjendemi me kriminelë që duhet të jenë në burg, por hanë e pinë me Edi Ramën nga mëngjesi në darkë, diktojnë tendera dhe koncesione. Prapa çdo koncesioni korruptiv ka një bandë kriminale me një kryebandit që është aleat politik i Edi Ramës, figura të njohura të krimit të organizuar.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-akuza-rames-pas-kthimit-nga-gjermania-po-saboton-spak
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp