Ndryshim të rregullativës ligjore dhe lehtësim të procedurave për ?import? të punëtorëve nga vendet tjera, për shembull nga Ukraina dhe Moldavia. Këtë e kërkojnë hotelierët nga Ohri dhe Struga. Për Alsat thonë që masa e këtillë është e domosdoshme për shkak të mungesës së madhe të kuadrit cilësor dhe profesionist, para se gjithash kuzhinier dhe kamerierë. Tashmë janë realizuar bisedime preliminare me përfaqësues të Qeverisë.