Kryetari Lulzim Basha nga Kongresi i CDU në Lajpcig deklaroi se temë diskutimi kryesor në takimet e ti me përfaqësues të lartë në Bundestag ishte hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. "Kam pasur rastin të takoj drejtues dhe emra të njohur që janë kontribues të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Sot pres të takohem kryetarin e partisë dhe ministrin e Mbrojtjes, në fokus të bisedave është çështja e integrimit dhe hapja e negociatave duke falenderuar CDU gjermane për mbështetjen.
Rrugën e Bundestagut, plani me 9 pika për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Kanë kërkuar mbështetje, më kanë konfirmuar në të gjitha takimet që kam pasur këtu. Me Mc Alister, si dhe me figurat e tjera. Kanë ritheksuar mbështetjen pa kushte dhe për planin e Bundestagut si dhe mbështetjen e PD. Dje dhe sot në fokus ka qenë plani ekonomik i PD. Edhe Shqipëria ashtu si Serbia të jetë në gjendje të krijoi vende pune. Edhe në sektorin e teknologjisë dhe industrisë Gjermane." tha Basha.