Ndarja e çmimeve në gazetari - (30 Janar 2000)

RTV KLAN 2019-12-12

Views 17

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Janë ndarë sot çmimet e gazetarisë nga fondacioni SOROS per vitin 1999. Ky është viti i 5-të i dhënies së çmimeve, ku për herë të parë kryeministri Ilir Meta ka qenë i pranishëm. Mbi bazën e shkrimeve janë nderuar me çmim, për mediat e shkruara në reportazhin më të mirë është nderuar gazetari Alfred Peza, për analizën politike më të mirë për vitin 1999 Shaban Murati, për korrespondencën më të mirë gazetari Zylyftar Bregu, për foton më të mirë Roland Tasho. Ndërsa për mediat elektronike janë nderuar Flora Nikolla dhe Bujar Kokonozi për kronikën televizive më të mirë. Valbona Sulçe dhe Enkel Demi për emisionin më të mirë. Iris Luarasi për lajmin më të mirë radioteleviziv, si dhe Ardian Hoti për kronikën më të mirë radiofonike. Struktura e ndarjes së çmimeve që organizohet çdo vit nga fondacioni SOROS, mendohet që vitin tjetër të ketë ndryshime. Andi Bejtja shpjegon për Tv Klan.

Gazetar Andi Bejtja:- ?Këto pesë vjet është bërë që gazetarët kanë sjell materialet dhe gjykuar nga këto është dhënë dhe çmimi. Por ka disa diskutime që ndoshta gazetarët që pa paraqitur materialet të jetë një juri konstante një vjeçare, e cila do të gjej shkrimin dhe analizat më të mira. Kështu ka disa sygjerime që ne mund ti ndryshojmë. Ky aktivitet ka marrë një lloj rëndësie dhe është bërë një lloj feste për të gjithë gazetarët shqiptar?.

Kështu u mbyll mbrëmja e ndarjes së çmimeve dinjitoze të gazetarisë për vitin ?99 me një urim special për vitin 2000./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Share This Video


Download

  
Report form