Report TV-'Po ma vrasin vëllanë për herë të dytë', motra e Altin Balliut Prokurori është një plehrë

Report TV 2019-12-12

Views 0

KORÇË- Motra e Altin Balliut, 30-vjeçarit që u vra me armë zjarri më 17 Janar 2019 ka kërkuar drejtësi për vrasjen e vëllait të saj. Ajo ka akuzuar prokurorin e çështjes, Edmond Shytko si të korruptuar.

Ajo akuzon Shyton se ka marrë para nga autori i dyshuar si vrasës e Balliut, Olgert Mustafa për të lehtësuar dënimin e tij, duke e justifikuar se ka qenë në kushte të rënda psiqike.?Po mundohemi për të vënë drejtësi. Gjykata mori vendimin të shtyhet edhe 10 ditë për arsye se nuk është i saktë hetimi. Gjykata thotë që; ?janë disa rrethana ende të paqarta?. Prokurori e ka kthyer çështjen në favor të të pandehurit, sikur ai është i pafajshëm.
Prokurori Edmond Shytko është një plehrë që nuk di çfarë të them për të. Kërkon të çojë çështjen ?në kushte të renda psiqike?, pse në kushte të rënda psiqike ishte ai?Jane faktet, janë kamerat. Ka muaj kjo çështje ndërsa prokurori nuk ne jep fakte. Është dorëzuar vete ai sepse i ka dhënë të drejtë ky prokuror, e ka marre përsiper sepse i ka marrë ndonje lekë ai. Nuk bëhet drejtësia këtu në Shqiperi.

Prokurori gjithë çështjen e ka kthyer ne favor te autorit. Ky autor ka qene njëherë ne burg per vrasje, del prapë dhe hyn prapë dhe ky thotë (prokurori) në kushte të renda psiqike. Nuk ka qene ne gjendje te rende psiqike por ka budallenj dhe drogaxhinj që mban ky popull. Dua te vihet drejtësi. Vëllai ka qene pa faj fare. Te shkoje te pije një kafe ne Korçe dhe pastaj te dale tjetri qe është drogaxhi dhe ta vrase. Prokurori ka marrë lekë, është e qarte. Po ma vrasin vëllanë për here te dyte, jam e indinjuar. Kudo e kemi çuar çështjen dhe kudo e mbulojnë?, tha motra e viktimës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS