http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin.Edhe pse u konfirmua në detyrë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK me argumentin se prokurori kishte probleme sa I takon kriterit të pasurisë.Me shkarkimin e Besnik Muçi, Kushtetuesja futet sërish në ngërç pasi ngelet me 3 anëtarë.Besnik Muçi u zgjodh nga ana e presidentit Meta si anëtar për gjykatën Kushtetuese.Presidenca nuk e ka vonuar reagimin mbi shkarkimin e anëtares së Gjykates Besnik Muçi nga ana e Kolegjit të Posaçem të Apelimit.Muçi ishte emëruar në Kushtetuese pak javë më parë pikërisht nga Presidenti Meta.Në reagimin e shpejte pas vendimit të KPA, Tedi Blushi zëdhënësi I Presidentit Meta thotë se e priste një vendim të tillë nga vetting I Partisë.Sipas Presidencës, ky është një skenar I përsëritur për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese pasi tentuan ta rrëmbejnë këtë institucion.Ky veprim po bëhet nga të njëjtët aktore që sipas Tedi Blushit e bllokuan Gjykatën Kushtetuese për tre vjet me radhë.?Turp, Turp, Turp, e mbyll postimin e tij, krahu I djathtë I kreut të shtetit.ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!Anëtari i Kushtetuese, Besnik Muçi ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, I cili e shkarkoi nga detyra pasi nuk justifikonte pasurinë.Në një reagim për medait, Muçi akuzoi KPA pasi sipas tij, argumentat e saj nuk kanë qenë bindës dhe se ai nuk kishte bërë shkelje.?Shkaku i parë i ankimit është diferenca financiare të 4 vitet, 2003-2006 në shumë e 6 mln lekë të vjetra. Të llogaritura sipas Komisioneri Publik dhe të pranuar nga KPA në kundërshtim me ligjin. Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi në vitin 1991. Bashkëshortja ime është larguar nga familja para 22 vitesh, është një pasur me burim të ligjshëm. Shkaku tjetër i ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985, të ndërtuar nga familja e bashkëshortes, kur ajo ka qenë e mitur. Ai truall 170 metër në atë fshat e ka sot vlerën 200 mijë lekë. Një shkak ankimi për 40 mijë lekë të vjetra. Të tjera shkaqe ankimi ishin huatë e marra nga familja ime. Huaja e marrë nga babai, vëllai e motra ime, nga xhaxhai im, 400 mijë lekë të reja, të cilat unë i provova tej çdo ndryshimi. Deklarova që familja ime ka pasur të ardhura të tjera përveç tokës bujqësore?Muçi deklaroi se nuk do ta respektojë vendimin Kolegjit pasi ka bërë betimin e anëtarit të Kushtetueses.? Vendimi i sot nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e zgjedhur në anëtarët e Kushtetueses. Në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit. Jam anëtarë i Kushtetuses. Kolegji i Apelimit nuk ka patur të drejtë. Ne momëntin që ka përfunduar...