TIRANA-Tre shqiptarë janë ekstraduar drejt Italisë pasi ishin në kërkim për vrasje, vjedhje, pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Policia e shtetit njofton se pas arrestimit në Shqipëri ku fshiheshin, si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e vendit fqinj u bë ekstradimi i tyre drejt Italisë.
Tre shqiptarët e kërkuar nga Italia që u ekstraduan
? S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale ?Vrasja me paramendim?, parashikuar nga Kodi Penal italian.
? K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale ?Vjedhja me armë?, parashikuar nga Kodi Penal italian.
? R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ?, parashikuar nga Kodi Penal italian.