Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar 'nismës' së Ilir Metës, duke hedhur sulme ndaj kreu të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Basha teksa ishte në një takim me qytetarët e Devollit gjatë turit ?Rrugëtimi për Shqipërinë?, akuzoi Dvoranin duke thënë se është simbol i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit. Basha ka vijuar me tej duke thënë se Dvorani është vegël e kryeministrit Rama.