Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Partitë e vogla kanë ngritur zërin e tyre të protestës, në zyrat e parlamentit për më tepër para për financimin e tyre nga buxheti i shtetit. Projektligji i rishikuar për partitë politike, parashikon heqjen e kompetencës së rregjistrimit të partive nga ministria e Drejtësisë, duke ja dhënë këtë të drejtë gjykatës së Faktit në Tiranë. Menjëherë pas rregjistrimit kundrejt kërkesës së frimosur nga 500 shtetas, partia e re përfiton 300 mijë lekë, shumë që konsiderohet e vogël nga hartuesit e këtij projekti. Veprimtaria ekonomike e partive ndalohet me ligj, pasi jep shkasë për korrupsion. Ndërkohë asnjë prej 50 partive nuk ka shprehur vullnetin për të hequr dorë nga veprimtaritë ekonomike. Sipas këtij p/ligji përfitojnë para nga buxheti i shtetit, partitë që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe kapërcejnë pragun elektoral./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame