Këtë të shtunë Partia Socialiste e Shqipërisë do të zhvillojë zgjedhjet për delegatët e kongresit sipas parimit një anëtar, një votë. Procesi për zgjedhjen e tyre do të nisë në orën 08:00-16:00, ku 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.
Në të gjithë vendin do të jenë 362 qendra votimi dhe 362 komisione që do të menaxhojnë procesin për zgjedhjet e delegatëve të PS. Risia e këtij procesi është edhe votimi elektronik që do të testohet për herë të parë me zgjedhësit e njësisë numër 8 në Tiranë.