Pas thirrjes së shtetasve tanë të ngujuar në kampet e emigrantëve në Siri dhe familjarëve të tyre, nga Ministria e Brendshme thonë se janë përqendruar në gjetjen e një mundësie të kthimit të tyre në vendlindje. Sipas të dhënave të MPB-së aktualisht brenda atyre kampeve ka 4 gra me 7 fëmijët e tyre, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Numri dy i policisë, Agim Nuhiu, tha se Ministria e Brendshme së bashku me Agjencinë për Siguri Kombëtare, Ministrinë e Jashtme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale janë në koordinim që në mënyrë institucionale tu sigurojnë këtyre shtetasve kthim të shpejtë e të sigurt.